“Maskarenj!” Momenti kur policia shoqëron aktorin Laert Vasili, pas përplasjes me artistët

“Maskarenj!” Momenti kur policia shoqëron aktorin Laert Vasili, pas përplasjes me artistët

Aktori Laert Vasili ka pasur një përplasje të fortë me kolegët e tij sa i takon Teatrit Kombëtar.

Aktorët e tjerë e kanë denoncuar atë, duke thënë se Vasili gjatë natës griste afishet.  Në një video të publikuar sot nga “Balkanweb” shihej se kolegët e akuzonin Vasilin se griste afishet.

Pas publikimit të pamjeve, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e aktorit Laert Vasili. Në videon e mbërritur në redaksinë e “Balkanweb” shihet momenti i shoqërimit të Laert Vasilit pas incidentit.