Matën të rrahurat e zemrës së shikuesve – ekspertët listojnë filmat më të frikshëm

Matën të rrahurat e zemrës së shikuesve – ekspertët listojnë filmat më të frikshëm

Nëse ju dhe miqtë tuaj keni diskutuar se cili film horror është më i frikshmi dhe nuk mund të vendosni, BrightSide ka përgjigjen për ju, transmeton Insajderi. Platforma BroadbandChoices bëri një studim ku matet rrahjet e zemrës së shikuesve ndërsa ata ishin duke shikuar filma horror me vlerësimin më të lartë (në IMDb, Rotten Tomatoes dhe Reddit).

  1. “The Visit”, 2015

  • Rezultati i IMDb – 6.2
  • Shkalla e zemrës: 79–100 bpm (rrahje për minutë)

Becca 15 vjeçare dhe Tyler 13 vjeçar po shkojnë te gjyshërit e tyre. Ata nuk i kishin parë kurrë para se nëna e tyre të kishte konflikt me ta. Gjyshërit janë të lumtur të shohin nipërit e mbesat e tyre, por ata u thonë atyre të mos largohen nga dhoma e tyre pas orës 21:30. Dhe së shpejti, fëmijët do të zbulojnë pse.

  1. “The Descent”, 2005

  • Rezultati i IMDb – 7.2
  • Shkalla e zemrës: 79–122 bpm

Një grup vajzash të guximshme, të cilat e duan jetën aktive, shkojnë në male dhe gjejnë një shpellë misterioze. Ato nuk e dinë se çfarë ka brenda, kështu që hyjnë dhe dalja bllokohet nga shkëmbinjtë. Vajzat përpiqen të gjejnë një rrugëdalje, por shumë shpejt e kuptojnë se nuk janë vetëm në shpellë.

  1. “The Babadook”, 2014

  • Rezultati i IMDb – 6.8
  • Shkalla e zemrës: 80–116 bpm

Amelia është një nënë e vetme e një djali 6-vjeçar të quajtur Sam. Djali lindi ditën që i vdiq burri dhe tani ai sheh monstra kudo. Një herë, ai i kërkon nënës së tij që t’i lexojë një libër në lidhje me Babadook-un misterioz – një përbindësh që së shpejti do të jetë më shumë se një personazh libri.

  1. “The Conjuring 2”, 2016

  • Rezultati i IMDb – 7.3
  • Shkalla e zemrës: 80-120 bpm

Ky është një vazhdim i një filmi shumë të njohur horror. Në vazhdim, çifti Warren po përpiqen të ndihmojnë një nënë të vetme të katër fëmijëve që janë të përndjekur nga një entitet.

  1. “It Follows”, 2014

  • Rezultati i IMDb – 6.8
  • Shkalla e zemrës: 81–93 bpm

Pas një serie takimesh të çuditshme me një djalë nga kolegji, personazhi kryesor, Jay, zbulon se ai i vuri një mallkim asaj që e bën një krijesë të çuditshme ta ndjekë gjithë kohën. Dhe kjo krijesë ka vetëm një qëllim – ta vrasë atë.

  1. “Paranormal Activity”, 2007

  • Rezultati i IMDb – 6.3
  • Shkalla e zemrës: 82–127 bpm

Një çift i ri (Katie dhe Micah) zhvendosën në periferi. Jeta e tyre e qetë shqetësohet nga zhurmat e çuditshme përreth shtëpisë së tyre. Katie i thotë burrit të saj se që nga mosha 8 vjeçare, ajo është përndjekur nga një entitet i çuditshëm. Micah vendos të blejë një video kamera për të kuptuar se çfarë po ndodhë në shtëpinë e tyre ndërsa janë në gjumë. Dhe pas kësaj, entiteti bëhet edhe më aktiv.

  1. “Hereditary”, 2018

  • Rezultati i IMDb – 7.3
  • Ritmi i zemrës: 83–109 bpm

Pasi nëna e Annie Graham vdes, gjërat e tmerrshme fillojnë të ndodhin me familjen e saj. Por familja në vetvete nuk është ideale dhe çdo ditë, ne mësojmë për sekretet e tmerrshme që ata fshehin.

  1. “The Conjuring”, 2013

  • Rezultati i IMDb – 7.5
  • Shkalla e zemrës: 84–129 bpm

Ky është filmi i parë për familjen Warren i cili studion paranormalen. Filmi bazohet në një ngjarje të vërtetë nga jeta e tyre dhe tregon një histori për një familje fermerësh të terrorizuar nga një demon.

  1. “Insidious”, 2010

  • Rezultati i IMDb – 6.8
  • Shkalla e zemrës: 85–133 bpm

Pas një serie ngjarjesh të çuditshme që i ndodhën Josh dhe Renait në një shtëpi të re, ndodhi gjëja më e keqe – djali i tyre 10-vjeçar Dalton bien në koma dhe mjekët nuk dinë si ta ndihmojnë atë. Kur ai kthehet në shtëpi, ngjarjet e tmerrshme vazhdojnë të ndodhin. Dhe së shpejti, të gjithë e kuptojnë se djali është i lidhur me një botë tjetër.

  1. “Sinister”, 2012

  • Rezultati i IMDb – 6.8
  • Rrahjet e zemrës: 86–131 bpm

Një shkrimtar dhe familja e tij po zhvendosen në një shtëpi ku, një vit para kësaj, një familje e tërë u vra. Ai gjen video që janë thelbësore për zgjidhjen e misterit të krimit. Por në shtëpi, disa gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin që e vënë jetën e shkrimtarit në rrezik. /Insajderi.com