Sipas postimit të një llogarie në Instagram, që merren me identifikimin e aksesorëve të rremë ose thënë ndryshe imitimeve të brendeve lukzose, po del se ora në kyçin e dorës së Capital T është fals, njofton Insajderi.

Ora e brendit zviceran luksoz Patek Philippe lloji Nautilus „5980“, vlerësohet të kushtojë rreth ose më shumë se 90,000 euro. Përshkrimi në llogarinë e @munichwristbusters që numëron mbi 80 mijë ndjekës, vijon duke dhënë edhe dëshmi se pse ora që Capital T mbanë në dorë nuk është origjinale e markës luksoze.
“Kjo orë nuk është në dispozicion ngjyrën blu ose me ekrane me ngjyra kontrasti. Data është shumë e madhe dhe byzylyku nuk është ngjitur shumë mirë. Edhe nëse ekrani i orës u ndryshua më pas, ndryshimi i dimensioneve të orës dallon shumë”, thotë në përshkrimin e llogarisë, njofton Insajderi.
Më pas përshkrimi nën foto sqaron se asnjë postim në llogarinë e tyre nuk është bërë pa analiza të hollësishme. Madje ata konsultohen edhe me ekspertë të jashtëm.
“Të gjitha tiparet e paraqitura bazohen në kontrolle të shumta. Këshillohen edhe ekspertë të jashtëm nëse ndonjë gjë është e paqartë. Vetëm orët që kanë kaluar këtë procedurë janë postuar”. /Insajderi.com