Mbi 90 mijë euro: A është fals ora e Capital T?

Sipas postimit të një llogarie në Instagram, që merren me identifikimin e aksesorëve të rremë ose thënë ndryshe imitimeve të brendeve lukzose, po del se ora në kyçin e dorës së Capital T është fals, njofton Insajderi.

Mbi 90 mijë euro: A është fals ora e Capital T?

Ora e brendit zviceran luksoz Patek Philippe lloji Nautilus „5980“, vlerësohet të kushtojë rreth ose më shumë se 90,000 euro. Përshkrimi në llogarinë e @munichwristbusters që numëron mbi 80 mijë ndjekës, vijon duke dhënë edhe dëshmi se pse ora që Capital T mbanë në dorë nuk është origjinale e markës luksoze.

“Kjo orë nuk është në dispozicion ngjyrën blu ose me ekrane me ngjyra kontrasti. Data është shumë e madhe dhe byzylyku ​​nuk është ngjitur shumë mirë. Edhe nëse ekrani i orës u ndryshua më pas, ndryshimi i dimensioneve të orës dallon shumë”, thotë në përshkrimin e llogarisë, njofton Insajderi.

Më pas përshkrimi nën foto sqaron se asnjë postim në llogarinë e tyre nuk është bërë pa analiza të hollësishme. Madje ata konsultohen edhe me ekspertë të jashtëm.

“Të gjitha tiparet e paraqitura bazohen në kontrolle të shumta. Këshillohen edhe ekspertë të jashtëm nëse ndonjë gjë është e paqartë. Vetëm orët që kanë kaluar këtë procedurë janë postuar”. /Insajderi.com

View this post on Instagram

@truekapo mit einer Fake Patek Philippe Nautilus „5980“. Diese Uhr gibt es so nicht mit einem blauen Ziffernblatt und auch nicht mit Kontrast Farbenen Anzeigen. Das Datum ist viel zu groß und das Armband ist nicht sehr gut befestigt. Selbst wenn das Zifferblatt nachträglich geändert wurde, sprechen die Spaltmaße der Uhr Bände.. ————————————————————— Alle gezeigten Merkmale beruhen auf mehrfacher Überprüfung. Bei Unklarheiten werden externe Fachleute zusätzlich hinzu gezogen. Es werden nur Uhren gepostet die dieses Prozedere durchlaufen haben. ————————————————————— #fakeflex #busted #münchen #rolex #fakerolex #audemarspiguet #patekphilippe #fakepeople #minga #089 #photooftheday #watches #watch #uhren #crownsclub #filmcasino #münchencity #sad #fake #watchesoftheday ————————————————————— @man.philipp @chronext —————————————————————Chronext voucher code: MWB25 / MWB50

A post shared by MUNICHWRISTBUSTERS (@munichwristbusters) on