Ndër shumë artistë që thyen rregullat anti-COVID për mbrëmje muzikore në nder të Pavarësisë së Kosov" />

Mbrëmje muzikore në pandemi – Fifi flet pas kritikave të ashpra: “Kam 11 muaj pa punë”

Mbrëmje muzikore në pandemi – Fifi flet pas kritikave të ashpra: “Kam 11 muaj pa punë”

Ndër shumë artistë që thyen rregullat anti-COVID për mbrëmje muzikore në nder të Pavarësisë së Kosovës, ishte edhe Fifi që këndoi në një nga lokalet e Ferizajt. Në pamjet e siguruara nga të pranishmit në lokal dhe vetë videoja që ajo ndau në Instagram, u pa një numër i madh njerëzish, njofton Insajderi.

Ndërkohë që pandemia është shumë aktuale në botë, tani që po përballemi edhe me një variant të ri, masat parandaluese për përhapjen e virusit vdekjeprurës janë akoma në fuqi. Për më tepër, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ndonjë njoftim para 13 vjetorit të Pavarësisë se lejohet mbajtja e mbrëmjeve muzikore me më shumë se 50 persona.

Me 12 shkurt, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë e vendosi Ferizajn në listën e qyteteve në zonën e gjelbër, që nënkupton më shumë liri veprimi (për shembull aktivitete në mjedise të mbyllura me shfrytëzim deri në 40% të hapësirës), por në ndërkohë ndalohet organizimi i ceremonive festive.

Duke qenë se nga artistët që mbajtën ndeja, Fifi ishte e vetmja që ndau një video në Instagram, ngjalli reagim të madh në mesin e ndjekësve që e quanin të papërgjegjshëm veprimin e saj.

Njëri nga ndjekësit e pyet “A ka virus”, ajo ia kthen: “E kom djeg edhe virusin sonte, m’fal për modestin”.

Ndërsa komente tjera, vijojnë si më poshtë:

Pas kritikave të shumta dhe raportimeve në medie, Fifi ka reaguar me disa video në llogarinë e saj në Instagram teksa i jep makinës. Ajo hap videon që do pasonte me një varg tjerah, duke thënë se do thotë disa fjalë me shumë kënaqësi.

“Ju s’mendoni për familjen tuaj, ju s’mendoni për rrethin tuaj, ju s’mendoni për nënë e babë, nuk mendoni pleqtë në shtëpi, ju s’mendoni për shoqërinë. Saktë. Ka mundësi se jemi egoistë dhe mendojmë vetëm për veten dhe si t’i bëjmë dy pare më shumë dhe nuk ka lidhje nëse shpërndahet virusi. Por besomë se nëse ne jemi egoistë, atëherë egoisti e do veten më shumë se të gjithë dhe e ruan veten dhe unë kisha qëndruar në shtëpi. Por të paktën një ditë, doja të ndihesha dhe unë si të gjithë njerëzit që jam duke jetuar dhe që një ditë gjithçka do të kthehet në normalitet”, shprehet ajo.

Më pas ajo argumenton se të gjithë ata që e kritikuan pinë kafe tërë ditës, dhe se ashtu shpërndahet virusi. Argumenti i saj qëndron pjesërisht, mirëpo hapja e kafeneve është e lejuar më ligj deri në një orar të caktuar, varësisht nga zona.

“Çdo ditë të zotit ju shoh juve që po komenti këtu jeni nëpër kafene dhe nëpër lokale. A nuk shpërndahet virusi kështu?”, duke theksuar se fjalën e ka për qytetarët e Kosovës.

Gjatë deklaratës së gjatë – që mund ta dëgjoni në videot në fund të artikullit – këngëtarja e di se virusi ka ndikuar keq në trurin tonë dhe gjithë çka na duhet është energji pozitive.

“Energji pozitive njerëz, çfarë dreqin po ndodh? Unë e di që ka ndikuar shumë keq virusi në trurin tonë, ama qetësohuni. Merruni me diçka dhe lëshoni energji pozitive”.

Në fund, ajo i drejtohet edhe atyre që e kritikuan se për të fituar financiarisht kishte injoruar gjithë gjendjen aktuale.

“Paskam marr lek unë? Kam 11 muaj pa punë. As shteti, as ju, askush nuk është interesuar se çfarë po bëjnë artistët. A u interesua ndonjë për gjendjen financiare të artistëve? A i ka ndihmuar njeri artistët për të bërë art? Jo. Kështu që zonja dhe zotërinj mos më prekni. Ok? Mos më prekni sepse jam 11 muaj pa punë. Unë dhe krejt artistët e tjerë. Faleminderit”.

Duhet shtuar se përveç pezullimit të angazhimeve dhe mbrëmjeve muzikore, Fifi nuk ishte plotësisht e papunë marrë parasysh faktin që ajo punon në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan” në Top Channel. /Insajderi.com