Mbretëresha Elizabeth II dhe burri i saj, Princi Philip, morën vaksinat Covid-19 këtë të shtunë, sipas Pallatit Buckingham, një ditë pasi Britania miratoi një vaksinë të tretë dhe pasi vendi u përball me një nga javët e tij më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë, shkruan The New York Times, transmeton Insajderi.
Çifti u vaksinua në Windsor Castle, tha pallati në një deklaratë, por nuk ishte menjëherë e qartë se cilën vaksinë morën mbretëresha, 94 vjeçare dhe Princi Philip, 99, vjeçar.
Britania filloi përhapjen e vaksinimeve muajin e kaluar me miratimin e vaksinës Pfizer-BioNTech. Që atëherë ka aprovuar dy vaksina të tjera: javën e kaluar, atë të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca dhe Moderna.
Një burim mbretëror tha që mbretëresha kishte vendosur ta bënte publike vaksinimin e saj për të parandaluar pasaktësitë dhe spekulimet. Deklarata e pallatit tha se nuk do të jepen detaje të mëtejshme. /Insajderi.com