
Ditën e djeshme bëri bujë në media lajmi se reperja e njohur Melinda Ademi është në një lidhje me menaxherin e ‘Panda Music’ ku dhe ajo bënë pjesë, Faton Aliu.
Faton Aliu shihet shpesh në shoqëri me reperen e njohur Melinda Ademin. Burimet e Insajderit tregojnë se mes tyre ka nisur një romance.
Aliu është tekst shkruesi i këngëve të reperes Melinda dhe është shoqëruesi i saj në të gjitha koncertet e Melindes.
Reperja Melinda njihet për dissat e shumtë me reperen nga Prizreni Tayna. Përvec Taynas ajo kishte publikuar edhe një këngë të quajtur “Pablo” e cila ishte thumbuese drejtuar kolegeve të saj.
Megjithatë, siç duket këto lajme e kanë nxehur Melindën e cila ka vendosur të reagojë publikisht duke postuar një video në Instastory ku ka folur për lajmet e lidhjes.
“Çfarë nuk shkon me njerëzit. S’rri dot me dikë pa menduar të tjerët se jam martuar me të. Mbylleni gojën.”, dëgjohet të thotë këngëtarja në video.