
Dua Lipa tejkaloi veten me perfomancën e fundit. Në edicionin e 63-të të “Grammy Awards”, ajo performoi këngën “Levitating” dhe në skenë doli edhe DaBaby. Pas kësaj ajo performoi edhe “Don’t Start Now”, e cila u shoqërua edhe me një koreografi të bukur, njofton Insajderi.
Gjatë performancave, ajo ndërroi edhe veshjet e saj duke dhënë kështu një nga perfomancat më të bukura të mbrëmjes.
Më poshtë mund ta ndiqni të plotë perfomancën e këngëtares në mbrëmjen prestigjioze.
Dua ishte e nominuar në gjashtë kategori të “Grammy”, por mbrëmja përfundoi duke fituar vetëm një. Ajo mori në shtëpi çmimin për “Albumi më i mirë Pop”, duke shënuar kështu edhe çmimin e tretë që këngëtarja ka fituar. /Insajderi.com