I dha fund beqarisë ditë më parë, por surprizat nga ai nuk po kanë fund.
Këngëtari shqiptar nga Kosova, Kreshnik Fazliu i cili u martua si për nguti me menaxheren, Erzina Shehu duket ta ketë pasur medoemos martesën, shkruan Insajderi.
Kjo pasi që në media po qarkullon lajmi që tashmë gruaja e tij është shtatzënë dhe se çifti po pritet të bëhen prindër të një vajze.
Mëdyshjet për një shtatzëni të mundshme kanë lindur qysh nga nata e dasmës së dyshes, ku barku i Erzinës duket të ketë marrë formën e fryrë dhe kjo e fundit në asnjë moment nuk është parë të konsumojë pije alkoolike.
Të dielën që shkoi, reperi MC Kresha lidhi kurorë me menaxheren e cila është distributore për Kosovë e një kompanie me emër në botë, Erzina Shehun në një ambient të vogël ku të ftuar ishin kryesisht miq e familjarë të ngushtë të këngëtarit.
/ © Insajderi /