MC Kresha dhe Erzina po bëhen prindër, zbulohet gjinia e foshnjës

MC Kresha dhe Erzina po bëhen prindër, zbulohet gjinia e foshnjës

I dha fund beqarisë ditë më parë, por surprizat nga ai nuk po kanë fund.

Këngëtari shqiptar nga Kosova, Kreshnik Fazliu i cili u martua si për nguti me menaxheren, Erzina Shehu duket ta ketë pasur medoemos martesën, shkruan Insajderi.

Martohen MC Kresha Erzina Shehu (Foto: Instagram)

Kjo pasi që në media po qarkullon lajmi që tashmë gruaja e tij është shtatzënë dhe se çifti po pritet të bëhen prindër të një vajze.

Mëdyshjet për një shtatzëni të mundshme kanë lindur qysh nga nata e dasmës së dyshes, ku barku i Erzinës duket të ketë marrë formën e fryrë dhe kjo e fundit në asnjë moment nuk është parë të konsumojë pije alkoolike.

Gruaja e MC Kreshës, Erzina Shehu

Të dielën që shkoi, reperi MC Kresha lidhi kurorë me menaxheren e cila është distributore për Kosovë e një kompanie me emër në botë, Erzina Shehun në një ambient të vogël ku të ftuar ishin kryesisht miq e familjarë të ngushtë të këngëtarit.

/ © Insajderi /