Mc Kresha i ka dy fjalë për Milot Rashicën, ja çka thotë

Mc Kresha i ka dy fjalë për Milot Rashicën, ja çka thotë

Reperi shqiptar nga Kosova, Kreshnik Fazliu që njihet me emrin artistik, MC Kresha e konsideron si gjë të bukur të jesh fans i lojtarëve shqiptar nga Kosova.

Kështu të paktën ka deklaruar reperi në një intervistë të dhënë në emisionin ‘Review’ ku ka folur për ndjenjën e të qenit artist i madh dhe të favorizohesh e të favorizosh dikën.

SHIKO > Tri gjërat që Robert Berisha i bënë me një vajzë para se të shkojë në krevat

Ai ka përmendur në veçanti lojtarin, Milot Rashica për të cilin ka treguar se është fans i tij në futboll, njësoj sikurse vet Rashica, i cili sipas Kreshës është fans i tij në muzikë.

Imagjinoje ti tash, Mc Kresha është fans i Milot Rashicës. A po e kupton se sa është e bukur kjo. Milot Rashica, shoku im, ma dëgjon muzikën shumë, por unë jam fans i Milotit derisa ai luan për Kosovën.” – ka thënë Kresha duke përmendur pastaj edhe emrat e Zenelit, Muriqit, Xherdanit e Garnitit.

Kresha ka kohë që ka treguar dashurinë e tij të zjarrtë ndaj futbollit, ndërsa në ‘Review’ madje është shprehur optimist se nëse nuk do të bëhej këngëtarë, me gjasë do të ishte menaxher i ndonjë futbollisti të njohur.

Kujtojmë që emisioni “Review” me Nora Haxhën, është prodhim i gazetës online “Insajderi” dhe transmetohet çdo të shtunë në RTV Dukagjini, duke filluar nga ora 20:10.

Më poshtë e gjeni emisionin e plotë. / © Review /

REVIEW / Intervista më e ‘djegstë’ ndonjëherë – i ftuar, MC Kresha