Është një ndër artistët më të pëlqyer në Kosovë kur vjen fjala tek të bërit rep.
MC Kresha që njihet për një numër të madh këngësh me tematika nga më të ndryshmet, nuk duket se ia di fundin befasive për adhuruesit e tij, shkruan Insajderi.
I ftuar në emisionin “Review “me Nora Haxhën, ai ka shpalosur planet e tij që të vije edhe me një album të radhës, pas suksesit mbresëlënës që e pati me “United States of Albania”.
SHIKO > Tri gjërat që Robert Berisha i bënë me një vajzë para se të shkojë në krevat
“Po ne njihemi për qat punë. Na mos me bo album, vet fansat tonë cakatin thonë ‘ej, ku jeni, çka jeni tu bo?’, “ – ka thënë Kresha kur u pyet nga moderatorja nëse po punon për të sjellë një album të ri.
Ai më pas ka treguar se sa shumë ka punuar në albumin e fundit “USA” dhe ka falënderuar të gjithë për punën e palodhshme që kanë bërë gjatë gjithë asaj kohe.
“Besoj që publiku ka me pasë çka me ngu prej neve, para se me i thënë dikur vetes ndalu,” – ka shtuar Kresha për fund.
Emisioni “Review” është prodhim i gazetës online “Insajderi” dhe transmetohet çdo të shtunë në RTV Dukagjini, duke filluar nga ora 20:10.
Më poshtë e gjeni emisionin e plotë. / © Review /