
Në vitin 2011, Mc Kresha u ngjit në skenën e “Këngës Magjike” duke performuar këngën “Jaba Daba Du” në bashkëpunim me këngëtaren Rozana Radi.
20-vjetori i “Këngës Magjike”, duket se do të rikthejë sërish në skenën e festivalit edhe reperin shqiptar.Besohet se Mc Kresha ka bashkëpunuar me këngëtaren Filloreta Raçi, të cilën e njohim ndryshe si Fifi, për këngën e festivalit. Ata priten të performojnë në skenë në javën e ardhshme!
Duket se ky vit në “Kënga Magjike” i qenka dedikuar bashkëpunimeve, pasi vetëm të dielën e kaluar, për herë të parë Eli Fara dhe Aurela Gaçe u ngjitën bashkë në skenë, ndërsa Bruno dhe Artjola Toska risollën një tjetër hit.