Më bëj mama të të ngjaj! Vogëlushja e Beyonce na prezanton aftësitë e saj në vallëzim

Më bëj mama të të ngjaj! Vogëlushja e Beyonce na prezanton aftësitë e saj në vallëzim
Burimi i fotografisë: Allen Berezovsky—Getty Images

Vogëlushja nëntë vjeçare, Blye Ivy mund të vallëzojë po aq shkëlqyeshëm si mami i saj Beyonce dhe tezja Solange Knowles.

Ishte gjyshja e voglëlushes, mamaja e Beyonce, Tina Knowles ajo që publikoi një video të mbesës së saj dukë vallëzuar gjatë një klase vallëzimi, njofton Insajderi.

“Kjo është Blue, por betohem se duket si Solange duke vallëzuar kur ishte në moshën e saj”, përshkroi ajo videon e ndarë në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tina Knowles (@mstinalawson)

Blue Ivy e cila së fundmi është nominuar për të parën herë për një çmim “Grammy” për këngën “Brown Skin Girl”, shihet duke vallëzuar nën tingujt e këngës së Ciaras “Gimmie Dat” që është lansuar në vitin 2010.

Ajo bindshëm ka trashëguar vetëbësimin në skenë dhe aftësitë e vallëzimit nga nëna dhe tezja e saj. /Insajderi.com