“Më bëri të varur pas seksit” – këngëtari sqaron deklaratën e bujshme për Rita Orën

“Më bëri të varur pas seksit” – këngëtari sqaron deklaratën e bujshme për Rita Orën

James Arthur ka pranuar se pendohet për autobiografinë e tij të vitit 2017, “Back To the Boy”, në të cilën ai tha se një flirt me Rita Ora e bëri atë të varur nga seksi.

Kengëtari kishte një lidhje romantike me Orën për disa muaj në vitin 2013 – dhe tani James e pranon se ai ishte shumë i “hidhur”, kur ajo kërkoi që lidhja e tyre të ndërpritej.

Tani pas disa vitesh, ai thotë se deklarata “është bërë në një kohë kur po ndodhnin shumë gjëra. Sapo ktheva në muzikë dhe u përpoqëm të bënim shumë menjëherë”

“Kur shikoj prapa se ka disa gjëra që nuk do t’i kisha ndarë ose nuk do t’i kisha shpjeguar në mënyrën që bëra”

“Nëse do të mund ta ndaloja prodhimin e librit tani ndoshta do ta bëja sepse ka gjëra që kanë ndikuar në marrëdhëniet familjare, jo afatgjata, por në atë kohë i lënduan njerëzit”

“Ka gjëra që kam ndarë në lidhje me marrëdhëniet, ku unë duhet të kisha konsideruar njerëzit e përfshirë pak më shumë, mendoj”. /Insajderi.com