DJ Yellow Claw ka postuar një foto ku dy artistët janë duke punuar në studion e tij.

Me cilin artist po bashkëpunon Era Istrefi?

Me cilin artist po bashkëpunon Era Istrefi?

Vitet e fundi kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme për këngëtaren Era Istrefi, e cila në 2018 e fitoi famën e një ylli botërorë, dhe pati bashkëpunime të shumta që rezoltuan në hite të pëlqyra.

Projekti i fundit i publikuar prej saj ishte bashkëpunimi me Steve Aoki, me këngën “Anything more”.

Bashkëpunimi i saj i radhës do të jetë me DJ e njohur Yellow Claw.

Artisti Yellow Claw e bëri të njohur këtë përmes një postimi të publikuar në Instagram, ku ka postuar një foto të përbashkët të tyren në studio.