Me filtrin e ri të Capital T në Instagram, mund ta zbuloni se cila këngë e tij u përshtatet

Me filtrin e ri të Capital T në Instagram, mund ta zbuloni se cila këngë e tij u përshtatet

Në botën e Instagram-it, pjesë e pandashme e tij janë edhe filtrat. Kjo për faktin se janë shumë zbavitëse dhe mund t’i ndani me miqtë tuaj në rrjetin social, njofton Insajderi.

E së fundmi, artisti Capital T ka zbuluar edhe pjesën e dytë të albumit tashmë të publikuar “Skulpture”, që po mbante fansat e tij në ‘në majtë të gishtave’.

Albumi i ri i artistit – i 4-ti me radhë – u publikua më 1 korrik dhe ndahet në 2 pjesë.

Pjesa e parë u zbulua me publikimin e albumit, teksa pjesa e dytë u publikua në javën e dytë të shtatorit, dhe që do të lansohet në të gjitha platformat më 1 tetor.

E teksa fansat e tij, po presin shtatorin të mbarojë në mënyrë që të dëgjojnë këngët e reja, artisti ka një tjetër formë si ti\i mbaje të zbavitur.

Një filtër Instagrami, që ju tregon se cila këngë e albumit jeni, dhe ju mund të klikoni KËTU për ta zbuluar, nëse vetëm jeni përdorues në rrjetin social. /Insajderi.com