Me fytyrë të gjakosur e një spot ‘horror’ – Nush sjellë “A m’kujton”

Me fytyrë të gjakosur e një spot ‘horror’ – Nush sjellë “A m’kujton”

Reperi i njohur shqiptar, Nush, ka publikuar projektin e ri muzikor “A m’kujton”.

Kjo këngë e tij vjen si ripërpunim i një prej projekteve më të pëlqyera të këngëtarit Naser Berisha, i publikuar shtatë vite më parë.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, ndërsa videoklipi i është besuar produksionit “Sekuencë”.

I tërë projekti po ashtu është realizuar në studion e Cricket, nën përkujdesjen e producentit Donat Prelvukaj.

Kënga tashmë gjendet në platformën digjitale, YouTube dhe besohet se do e ketë suksesin e merituar nga publiku.

Krahas kësaj, videoklipi është shumë i veçantë me një paraqitje më ndryshe të Nushit ngaqë jemi mësuar.