Reperi Gjiko është një prej personazheve VIP që po vazhdon të kontribuojë në Shqipëri për të prekurit nga tërmetet.
Ai së bashku me mikun e tij, French Montana, por edhe pjesëtarë të tjerë nga kompania “Red Box Entertainemnt” kanë realizuar disa aksione humanitare në ndihmë të njerëzve nevojtarë.
Ka qenë vet reperi nga Peja, ai i cili përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory ka treguar për iniciativat e realizuara gjatë këtyre ditëve.
Të njëjtën janë përkrahur edhe nga kompania e mishit “Buquku”, duke furnizuar me mish dhe ushqime të tjera shumë prej familjeve që kanë mbetur jashtë për shkak të dëmeve.
Në një video shumë emocionuese të ndarë me fansat, Gjiko në një moment shfaqet duke i veshur atletet dhe lidhur lidhëset një prej të mbijetuarve nga tërmeti.
Me modestinë më të madhe që e karakterizon, reperi nuk ka hezituar që të bartë gjëra kudo për të ndihmuar popullin në këto ditë të vështira.
Këtij aksioni humanitar i është bashkuar edhe këngëtari i njohur Giti, i cili gjithashtu ka bartur paketa ushqimore për shqiptarët në nevojë.
Gjiko
Gepostet von N’Rm I am Donnerstag, 28. November 2019