“Me këdo që të shkon ma kurrë në parlament”- qytetarët i shkruajnë Labit

“Me këdo që të shkon ma kurrë në parlament”- qytetarët i shkruajnë Labit

Labinot Tahiri nga entuziazmi i madhe që po i bashkohet AAK-së ka postuar fotografi me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe pos fotografive ka krijuar një pyetje në  faqen e tij në Facebook duke shkruar: “Edhe 5 ditë, me AAK-në? Apo me Ramushin, që lë të kuptohet së për këngëtarin aderimi në partinë e Ramushit është arritje e madhe.

Madje këngëtar lë të kuptohet që arsyeja kryesore që po shkon në AAK është Ramush Haradinaj.

Një entuziazëm të tillë e kishte pasur edhe për Behgjet Pacollin kur ju kishte futur politikës për ta lenë pas dore muzikën. Por ish-deputetit nuk i kishte zgjatur shumë entuziazmi për shefin e tij.

Mbetet të shihet kush do të jetë në të ardhmen i preferuari i këngëtarit Isa Mustafa, Kadri Veseli apo do ti kthehet Pacollit përsëri?

Edhe në këtë post në Facebook Labin nuk e kanë lënë rahat komentuesit, duke i treguar se më mirë ti kthehet muzikës, se nuk është politika për të, etj.

Një komentues që si duket e ka prekur shumë ish-deputetin i thotë që “: Me ke do qe shkon ma kurrë ne parlament”. E sigurisht i prekur nga komenti ish-deputeti i kthen një kundër koment duke ju përgjigjur “ Ruaje kete sms ti expert i kësaj lamie!

Qesharak është fakti që edhe pse ish-deputeti kalon kohë të madhe në rrjetet sociale, akoma nuk ka arritur të bëj dallimin mes “SMS” dhe “Komentit”.

Si duket ish-deputeti ka filluar të frikësohet që nuk do të arrij të marrë serish vota të mjaftueshme për tu bërë deputet. Nëse i referohemi punës së tij si deputet, arsyet janë të shumta që këngëtari apo ish-deputeti të mos marrë vota të mjaftueshme.

Labi