
Kylie Jenner u bë nostalgjike për një nga paraqitjet më provokuese të saj.
Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në Instagram, në të cilat u shfaq e veshur në të brendshme, shkruan lajmi.net.
Në ato imazhe, Kylie shfaqet me të brendshme bashkë me motrën e saj, modelen Kendall Jenner.
Këto kostume, dy motrat i kishin veshur gjatë festës së “Halloween” në vitin 2018, ku kishin vendosur të dukeshin sikur “engjëjt” e “Victoria’s Secret”.
Përveç Kylie dhe Kendall, ngjashëm ishin veshur edhe motrat e tjera të tyre, ndërsa kjo paraqitje e tyre vazhdon të komentohet ende.