Reperi nga Presheva, Gold AG është mjaft aktiv e i ndjekur në rrjetet sociale, por ai nuk heziton të ndajë momente nga jeta e tij më fansat, shkruan Insajderi.
I njëjti së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës së tij profesionale përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.
Ai është pyetur se përse mban tatuazh marrë parasysh se është një vepër e ndaluar në islam dhe një nga mëkatet më të mëdha.
“Përse ke tatuazh nëse je mysliman?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës.
“Shyqyr që nuk shihen gabimet e tjera se tatuazhet i kishe harruar. Më mirë mysliman me tatuazh se mysliman pa namaz”, është përgjigjur Gold AG.
Kujtojmë së Gold AG ka paralajmëruar disa projekte të reja për këtë vere./Insajderi.com