Më në fund! Çifti i famshëm konfirmojnë ardhjen e fëmijës së dytë në jetë

Më në fund! Çifti i famshëm konfirmojnë ardhjen e fëmijës së dytë në jetë
Burimi i fotografisë: Rodin Eckenroth/Getty Images

Justin Timberlake më në fund ka konfirmuar se ai dhe bashkëshortja e tij Jessica Biel, mirëpritën fëmijën e tyre të dytë gjatë verës – një djalë që i lanë emrin Phineas, shkruan Page Six, transmeton Insajderi.

“Ai është i mrekullueshëm dhe i lezetshëm. Askush nuk mund të vejë gjumë në sy”, tha Justin në një lidhje virtuale më Ellen DeGeneres. “Por jemi të lumtur. Nuk mund të ishim më të lumtur. Shumë mirënjohës”.

Në korrik të vitit 2020 mediet raportuan se Justin Timberlake dhe Jessica Biel, mirëpritën fëmijën e dytë.

Çifti ia kishin dalë të mbanin shtatzëninë të fshehur teksa po qëndronin në Montana gjatë bllokimit të pandemisë me djalin e tyre pesë vjeçar Silas. /Insajderi.com