Më në fund finalizohet divorci i Adele

Më në fund finalizohet divorci i Adele

Adele dhe Simon Konecki thuhet se kanë përfunduar divorcin e tyre gati dy vjet pas ndarjes së tyre.

Sipas US Weekly, ish-çifti thuhet se tani janë ‘zyrtarisht të divorcuar’ pasi një gjykatës nënshkroi marrëveshjen të enjten, njofton Insajderi.

Lajmi vjen pas raporteve që Adele u detyrua të përdorë ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj prej 190 milionë dollarë gjatë procedurave.

Në prill të vitit 2019, u bë i ditur lajmi se çifti po ndaheshin, kur Adele paraqiti dokumentet e gjykatës pesë muaj më vonë.

Në prill të vitit 2020, kërkesa e Adele për të mbajtur private detajet e divorcit të saj u miratua nga një gjykatë në Los Anxhelos. /Insajderi.com