Në mars të këtij viti, krejt papritur Gold AG ndau lajmin me ndjekësit e tij në Instagram se ai nuk është më një burrë beqar.
Fotoja ku shihen dy duar me unazat e martesës tek formojnë simbolin kombëtar shqiponjën, u nda me 9 mars të këtij vitit, por reperi kishte kurorëzuar dashurinë e tij, me 5 mars.
Artisti nuk kishte bërë të ditur se kush ishte vajza që ka marrë zemrën e reperit – në një intervistë ai pati theksuar se është zgjedhje e saj të qëndrojë jashtë vëmendjes së publikut.
Më vonë u mësua se emri i bashkëshortes së Gold Ag është Ermira Shkodra, e cila ka marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj.
Në festën e Bajramit, Gold AG prapë kishte ndarë një foto krah bashkëshortes së tij për t’i uruar ndjekësit – mirëpo as ky imazh nuk i dha ndjekësve të tij një portret të plotë të nuses.
Një ceremoni e zakonshme dasme nuk ishte bërë. Kështu që Arianin dhe Ermirën nuk e pamë asnjëherë si dhëndër e nuse.
Kjo deri në momentin kur Gold AG ndau në llogarinë e tij në Instagram, një fotografi ku shihet si dhëndër me nusen e tij Ermirën.
Më poshtë postimi i reperit. /Insajder.com