Më në fund reagon kompania ‘On records’, pse u larguan Rina, Fero, Mozzik dhe Getinjo?

Më në fund reagon kompania ‘On records’, pse u larguan Rina, Fero, Mozzik dhe Getinjo?

Gazetarja Edona Gashi ishte e dërguara e ‘On Records’ në emisionin ‘Why Not’ ku flet rreth largimit të yjeve si Mozzik, Getinjo, Kida, Fero dhe Rina në këto vitet e fundit ku me disa kompania janë ndarë miqësisht ndërsa me të tjerë ballafaqohen në seanca gjyqësorë.

Gjatë rrëfimit Edona bën të ditur se largimi i Mozzik dhe Getinjos u bë në mënyrën më të keqe të mundshme madje ajo e quan këtë largim edhe si jo njerëzor.

Vëllezërit gjatë një qëndrimi në Stamboll kishin konfirmuar largimin përmes disa postimeve në Instagram pa dijeninë e kompanisë dhe pa biseduar me ta dhe kjo ka shtyrë ‘On Recordsat’ që të padisin vëllezërit Aliu.

Gazetarja jep edhe një version që nuk e kemi dëgjuar më parë, ajo thotë se në kohën kur artistët kanë ardhë në këtë kompani kanë thënë se për 10 vite ata nuk dëshirojnë asnjë përqindje nga fitimet, por “On records’ i ka ofruar kontrata duke mos dashur të shkel të drejtat e tyre.

Dhe një situatë e ngjashme është edhe me Feron i cili po ashtu ka një borxh të madh të të hollave që është i detyruar ish kompanisë së tij, dhe këtë madje ai e ka firmosur edhe si një kontratë të rregulluar me përmbarues thotë e dërguara e kompanisë.

Ndërsa për Rina Balajn ajo thotë se ka tentuar ta mashtroj kompaninë, ata të cilët e sollën në ‘jetë’ Rinën, ajo tregoi edhe se çfarë ka bërë reperja në momentin kur është larguar nga ‘On Records’, reperja fillimisht kishte kërkuar të pauzoj nga ta, pastaj është marrë vesh se ajo ka tentuar të largohet tërësisht.

Ndërsa për punën e Instagramit, Edona thotë se ishte e paraparë në kontratë që të fshihet profili i saj pas largimit nga kompania pasi profili i takon atyre dhe kjo ishte nënshkruar edhe nga vet artistja.