Me një foto të ekos në dorë, Gjira i bën një premtim publik vajzës që po pret

Me një foto të ekos në dorë, Gjira i bën një premtim publik vajzës që po pret

Këngëtarja dhe reperja Gjira është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë. E zhvendosur prej kohësh në Gjermani, ajo jeton atje me vogëlushin e saj Mael dhe bashkëshortin, njofton Insajderi.

Lajmin se ajo shtatzënë e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, e së fundmi ajo ndau edhe ekon e vajzës ku vërehet qartë edhe fytyra e saj.

Madje ajo i dha edhe një premtim publik që nuk do të jetë një nga ato mamatë që do ta vë në siklet.

“… kjo më duke sureale. Mezi pres të të takoj e vogla ime. Shpresoj që të bëhemi shoqe të ngushta dhe nuk do të mërzitesh apo turpërohesh nga unë para shoqërisë tënde, sepse unë në fakt nuk do të sillem si “nëna tipike”. Por të lutem mos e sjell asnjë djalë në shtëpi… babi do të na vrasë”, shkruan me shaka artistja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gjira (@gjirakajtazi)

Vogëlushja do të jetë një foshnjë janari, meqenëse Gjira zbuloi se ajo do të vijë në jetë dikur atë muaj. Për më tepër ajo zbuloi se të dy, ajo dhe bashkëshorti vetëm se kishin një emër që në momentin që kuptuan se kishin vajzë, por kishte preferuar që mos ta ndajë tani për tani. /Insajderi.com