Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja Olta Boka konfirmoi shtatzëninë, për të cilën kishin qarkulluar thashetheme.
Këngëtarja është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe detajet zgjodhi t’i ndante vetë me ndjekësit e saj, njofton Insajderi.
Olta u shfaq e veshur me një fustan rozë dhe me barkun e rrumbullakosur që e mbante me duar. Ajo po bëhet nënë e një vajze e cila do të vijë në këtë botë këto ditë.
“Prej 9 muajsh, unë shoh vetëm me sy të ngjyruar rozë. Prej 9 muajsh, roza është ngjyra ime e dashurisë së përjetshme”, -ka shkruar ajo në përshkrimin bashkëngjitur fotos. Kjo foto është shkëputur nga albumi i ‘festës së bebes’ dhe Olta paralajmëron se do të ndajë më shumë me ndjekësit e saj.
Këngëtarja dhe partneri i saj Ivi Rrokaj, i cili është edhe djali i deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj, janë bashkë prej disa vitesh. Olta e cila prefereron të mbajë jetën e saj tejet private, pati konfirmuar fejesën me partnerin në një intervistë me Rudina Magjistarin. /Insajderi.com