Enca është ndër personazhet më të popullarizuar në estradën shqiptare, e cila përflitet për jetën e saj profesionale por edhe për atë private, shkruan Insajderi.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka zbuluar se kur do të publikojë projektin e ri.
“Rakia” mban titullin prodhimtaria muzikore, që në platforma digjitale do të jetë nesër (26 qershor).
Një paralajmërim të tillë këngëtarja e bëri përmes një imazhi, ku shihej e veshur me plot elegance.
Vlen të theksohet se para disa ditësh ajo mori vëmendje të madhe, pasi publikoi disa skena të nxehta të klipi me një djalë.
Por modeli, i cili do të jetë pjesë e klipit të saj është ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Beart Rexhepi.
Fotografi që kanë postuar ata ka bërë bujë të madhe në mediat rozë duke aluduar për një lidhje të dyshes./Insajderi.com