Me një sërë fotografish, Buta na prezanton me vajzën që i ka marrë zemrën

Me një sërë fotografish, Buta na prezanton me vajzën që i ka marrë zemrën

Në disa intervista, edhe pse të rralla, reperi nga Ferizaj, Buta kishte konfirmuar se është në lidhje dashurie, njofton Insajderi.

Ai nuk iku shumë larg qytetit të lindjes meqenëse dashurinë e gjeti aty, një vajzë 24 vjeçare nga Ferizaj, me emrin Fjolla Ramadani.

E dashura e tij nuk është e njohur për publikun, meqenëse ajo është e fokusuar në profesionin e saj si psikologe.

Në lidhje për më gjatë se një vit, reperi më në fund publikoi një sërë fotografish, kështu duke ia prezantuar të gjithë ndjekësve të tij të dashurën.

Albumi përmban fotografi të shkrepura gjatë udhëtimeve në çiftit, gjatë pushimeve, dhe shkrepje të rastësishme në pasqyrat e ashensorëve dhe dritaret e dyqaneve të mëdha. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Buta (@bashbuta)