
Sot (13 tetor), reperi shqiptar, Vigan Boletini që më së shumti njihet me emrin skenik, Vig Poppa është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e bëri të ditur me anë të një videoje të të porsalindurit, njofton Insajderi.
Në videon që ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram, reperi shkruan. “Sa shum tkom pritë…”
Lajmin se ai dhe bashkëshortja e tij, Ena po bëhen prindër sërish, e kishte ndarë reperi në llogarinë e tij më 23 maj.
Çifti janë prindër të një djali 3-vjeçar me emrin Domi. /Insajderi.com