Me shqiponjë në dorë Dua Lipa shfaqet në videon e markës së famshme të parfumeve

Me shqiponjë në dorë Dua Lipa shfaqet në videon e markës së  famshme të parfumeve

Është njëra ndër këngëtaret e cila po korr suksese anë e mbanë botës, Dua Lipa po merr vëmendje me çdo veprim që bën.

Këngëtarja shqiptare nuk ngurron asnjëhere të tregoj për preardhjen e saj nga Kosova.

Së fundmi, ajo është shfaqur sërish me një shqiponjë një duar gjatë spotit të markës së parfumeve të famshme ndërkombëtare, “YSL Beauty”.

Video nis me këngëtaren e cila mban një shqiponjë në dorë dhe më pas e lë atë të lirë në qiell të hapur.

Shqiponja në spot simbolizon lirinë, megjithatë ky simbol lidhet ngushtë edhe me vendin tonë dhe kush tjetër më shumë se Dua do t’i përshtatej këtij spoti!