“Më shumë ndërron të dashurit se të brendshme”, Tea i reagon ndjekësit

“Më shumë ndërron të dashurit se të brendshme”, Tea i reagon ndjekësit

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni po vazhdon që të komentohet në rrjetet sociale për jetën e saj private.

Ajo ka dalur nga emisioni si qift me ish-konkurrentin, Andi Shehu, por që e vërteta ishte e gjitha ndryshe.

Tea ishte e lidhur me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin, ku dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por që as kjo romanc nuk i gjati shumë.

Më pas Trifoni nisi që të komentohej në rrjet në lidhje me një romancë të re, ku ajo shfaqej në shoqërinë e një djali dhe ndjekësit menduan se është i dashuri i saj i ri.

Por nuk ishte ashtu, pasi në të vërtetë Tea ishte e lidhur me një tjetër djalë, për të cilin ajo ka treguar se nuk deshironë që të njihet nga publiku.

“Ma shpesh po ndërron të dashurit se brekët”, ka qenë një koment që një ndjekës i ka lënë ish-konkurrentes në një postim të saj në rrjetet sociale.

Trifoni ka vendosur që këtij komenti t’i përgjigjet në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

“Nga e di ti sa herë i ndërroj të brendshmet? Kjo është e pavërtetë, pasi unë vetëm një të dashur kam pasur publik”, shprehet Tea.

Tea më pas tregon se si kanë shkruar për të “dashurin misterioz”, i cili në fakt është një mik i saj i ngushtë.

“Shkova në Dubai me të dhe me shoqen, e shkruanin ‘Tea me sheikun e Dubait, derisa ai ishte gay”, ka deklaruar Tea./Insajderi.com