Më shumë se 175 familje marrin ndihmë financiare nga reperi i famshëm

Më shumë se 175 familje marrin ndihmë financiare nga reperi i famshëm
Burimi i fotografisë: Alexander Tamargo/Getty

Reperi amerikan Diddy – emri origjinal  të cilit është Sean Combs – po ndihmon banorë të Florida-s, të cilët përndryshe do ishin në rrezik të humbnin shtëpitë e tyre, shkruan PEOPLE, transmeton Insajderi.

Këtë të martë – tre ditë para vitit të ri – 51-vjecari, së bashku me fondacionin e tij, ndihmuan gati 200 familje me pagesat e qirasë. Përvec kësaj ai u dha ndihmë financiare duke shpërndarë bankënota dhe karta dhuratash, së bashku me produkte esenciale për jetë.

Në prill – një muaj pasi COVID-19 u shpall zyrtarisht një pandemi globale – Diddy u bëri thirrje miqve të tij të famshëm ndërkombëtarë që të bashkohen me vallëzimin e tij virtual dhe mblodhi më shumë se 3.4 milionë dollarë në donacione. /Insajderi.com