Genc Prelvukaj sapo ka akuzuar – në këtë rast njerëz të industrisë – se po i vjedhin punën dhe po e ‘realizojnë tmerrësisht dobët’, njofton Insajderi.
“Në studio te ne, shpesh vijnë disa njerëz, na afrohen fshehtas te dera, na incizojnë punën, d.m.th i vjedhin idetë, motivohen, marrin shembull, pastaj kthehen e i realizojnë në studiot e tyre ato që dëgjojnë. Gjithsesi nxitojnë për t’i nxjerrë para nesh”, fillon shkrimin artisti.
Mirëpo si duket Genci nuk e paska bezdi që idetë po i vidhen. Tek fundit thonë që imitimi është forma më e lartë e komplimentit. Por çka i pengon artistit është se pastaj po realizohen shumë dobët.
“Mua s’më vjen keq, sepse me ketë punë tregojmë sa të mëdhenj e të pashtershëm jemi ne, e sa të harxhuar janë ata. E vetmja gjë që më vjen keq është që i realizojnë tmerrësisht dobët”, përfundon shkrimin ai.
E ky shkrim qëndron kriptik ende, sepse artisti nuk qartësoi se kujt po i drejtohet. /Insajderi.com