“Më vjedhin idetë dhe i realizojnë tmerrësisht dobët”: Kë po akuzon Genc Prelvukaj?

“Më vjedhin idetë dhe i realizojnë tmerrësisht dobët”: Kë po akuzon Genc Prelvukaj?

Genc Prelvukaj sapo ka akuzuar – në këtë rast njerëz të industrisë – se po i vjedhin punën dhe po e ‘realizojnë tmerrësisht dobët’, njofton Insajderi.

“Në studio te ne, shpesh vijnë disa njerëz, na afrohen fshehtas te dera, na incizojnë punën, d.m.th i vjedhin idetë, motivohen, marrin shembull, pastaj kthehen e i realizojnë në studiot e tyre ato që dëgjojnë. Gjithsesi nxitojnë për t’i nxjerrë para nesh”,  fillon shkrimin artisti.

Mirëpo si duket Genci nuk e paska bezdi që idetë po i vidhen. Tek fundit thonë që imitimi është forma më e lartë e komplimentit. Por çka i pengon artistit është se pastaj po realizohen shumë dobët.

“Mua s’më vjen keq, sepse me ketë punë tregojmë sa të mëdhenj e të pashtershëm jemi ne, e sa të harxhuar janë ata. E vetmja gjë që më vjen keq është që i realizojnë tmerrësisht dobët”, përfundon shkrimin ai.

E ky shkrim qëndron kriptik ende, sepse artisti nuk qartësoi se kujt po i drejtohet. /Insajderi.com

Genc Prelvukaj ironizon kolegët: ‘I realizojnë tmerrësisht