Mediat e Bosnje dhe Hercegovinës shkruajnë për Era Istrefin: Si duket sot Rihanna e Ballkanit

Mediat e Bosnje dhe Hercegovinës shkruajnë për Era Istrefin: Si duket sot Rihanna e Ballkanit

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ka ndryshuar shumë që kur është bërë e famshme dhe kjo ndodhi pas publikimit të hitit botëror “Bonbon” në vitin 2016, ka nisur shkrimin e saj “Dnevni avaz” medie nga Bosnje dhe Hercegovina.

Tutje shkrimi vazhdon duke treguar për sukseset e Erës, për performcën e saj në hapjen e Kupës së Botës në Moskë në vitin 2018, ku hapi zyrtarisht kampionatin botëror.

Era Istrefi filloi karrierën e saj në vitin 2013, kur publikoi këngën “Mani per Para”, por arriti të famën e saj me hitin “Bonbon”.

Këngëtarja e bukur që nga momenti është quajtur “Ballkan Rihanna”, dhe gjithashtu është krahasuar me këngëtaren me famë botërore Sia.

Era vjen nga një familje muzikantësh, motra e saj më e madhe Nora është një yll i madh muzikor në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo shqiptare e bukur ka lindur në Prishtinë në 1994, dhe që nga viti 2016, kur publikoi këngën “Bonbon”, ajo ka ndryshuar shumë, ka shkruar ky medium.

Në profilin e saj në Instagram, ajo shpesh kap ndjekësit e saj me foto provokuese. /Insajderi.com