Mediumi australian: Nga Kosova drejt botës, Dua Lipa është yll në rritje

Mediumi i njohur australian "The West Australian" i ka kushtuar një artikull të veçantë këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. 

Mediumi australian: Nga Kosova drejt botës, Dua Lipa është yll në rritje

Vajza e rokerit shqiptar Dukagjin Lipës, Dua u zhvendos nga Kosova nnë Angli në moshën 11-vjeçare.

Gushtin e kaluar, Lipa bëri një koncert masiv në kryeqytetin e Prishtinës. Ajo para shfaqjes u takua me kryetarin e Kosovës dhe kryetarin e komunës së Prishtinës, gjatë së cilës babai i saj iu bashkua me të në skenë.

“Ishte e mahnitshme,” thotë ajo. “I gjithë qyteti ishte i bllokuar sepse të gjithë po vinin drejt koncertit dhe 18,000 njerëz morën pjesë. Ishte shfaqja ime më e madhe –  ishte e çmendur.”

Këngëtarja e hitit “Be the One”, është themeluese e Fondacionit Sunny Hill, një organizatë që promovon barazinë sociale dhe mundësi kreative për kosovarët.

Lipa dhuroi 100 për qind të shitjeve të biletave të koncertit të saj në Sunny Hill, të cilës iu zgjerua roli përtej projekteve të artit që kanë të bëjë me muzikë, në një vend që ende po rritet nga hiri i luftës.

“Ka shumë përpjekje për një të ardhme më të mirë atje”, thotë Lipa. “Është ende vend shumë i varfër, ka shumë pjesë të cilat me të vërtet janë të rrënuara, por çdo herë që kthehem atje është duke ndërtuar diçka e re dhe më e mirë. Është kënaqësi të shoh vendin duke u zhvilluar.”

Lidhjet e saj me Kosovën e mbajnë Lipën të lidhur me karrierën e saj. Ajo vizitoi SHBA-të me Perth Troye Sivan vitin e kaluar, dhe ka koncerte të rezervuara në gjithë Evropën deri në fund të këtij viti. Vitin e ardhshëm ajo do të këtë koncerte në Australi, me  këngëtarin Bruno Mars.

“Siç thotë edhe babai im, gjithmonë kujto prej nga je dhe gjithmonë mbaj në mend arsyen pse je duke e bërë punën tënde, e cila është dashuria për muzikën”, tregon ajo.

Shija e saj e muzikës e influencuar nga prindërit ishte (Oasis, Stereophonics, Radiohead), dhe këngëtaret të cilën kanë frymëzuar Lipën janë: (Nelly Furtado, Christina Aguilera, Destiny’s Child), të cilat i adhuronte shumë si fëmijë.

“Kur u zhvendosa në Kosovë, në atë kohë të gjithë ishin duke dëgjuar zhanrin hip hop dhe koncerti im i parë ishte nga (DUO e ShBA-ve) Method dhe Redman”, shprehet Lipa.

“Nuk e mbaj në mend kujtimin tim të parë të muzikës, sepse gjithmonë e kam pasur prezent në jetën time. Të dy prindërit e mi kanë luajtur një rol të madh tek frymëzimi im për muzikën.” /Insajderi.com