
Meghan Markle dhe Princi Harry dolën gjatë një pasditeje relaksuese në Beverly Hills.
I veshur me xhinse dhe atlete Harry, 36 vjeç, ishte afër Meghan, 39 vjeç, e cila kishte veshur një pallto ngjyrë kafe J.Creë dhe çizme të larta deri në gju.
Duka dhe Dukesha e Sussex kishin vendosur maska për fytyrën sipas rregullave.
Këto kanë qenë disa javë të ngarkuara për Meghan dhe Harry, të cilët po përgatiten për Krishtlindjet e tyre të para në Kaliforni me djalin 1-vjeçar Archie. Ata blenë një rezidencë prej 14 milion dollarësh në Montecito gjatë verës.
Në fillim të këtij muaji, u njoftua që Meghan dhe Harry kishin nënshkruar një marrëveshje miliona dollarëshe me Spotify për të prodhuar podcast, pasi bën një marrëveshje me Netflix këtë vjeshtë.
Sussexes u tërhoqën nga detyrat e tyre mbretërore në janar./Insajderi.com
PageSix