Meghan dhe Harry dalin për shëtitje në Beverly Hills

Meghan dhe Harry dalin për shëtitje në Beverly Hills

Meghan Markle dhe Princi Harry dolën gjatë një pasditeje relaksuese në Beverly Hills.

I veshur me xhinse dhe atlete Harry, 36 vjeç, ishte afër Meghan, 39 vjeç, e cila kishte veshur një pallto ngjyrë kafe J.Creë dhe çizme të larta deri në gju.

Duka dhe Dukesha e Sussex kishin vendosur maska ​​për fytyrën sipas rregullave.

Këto kanë qenë disa javë të ngarkuara për Meghan dhe Harry, të cilët po përgatiten për Krishtlindjet e tyre të para në Kaliforni me djalin 1-vjeçar Archie. Ata blenë një rezidencë prej 14 milion dollarësh në Montecito gjatë verës.

Në fillim të këtij muaji, u njoftua që Meghan dhe Harry kishin nënshkruar një marrëveshje miliona dollarëshe me Spotify për të prodhuar podcast, pasi bën një marrëveshje me Netflix këtë vjeshtë.

Sussexes u tërhoqën nga detyrat e tyre mbretërore në janar./Insajderi.com

PageSix