Meghan Markle dhe Princ Harry ngrenë padi për të mbrojtur të voglin e tyre

Meghan Markle dhe Princ Harry ngrenë padi për të mbrojtur të voglin e tyre

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë nisur veprimet ligjore në SHBA pasi thuhet se u përdorën drona për të bërë fotografi të djalit të tyre, Archie, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Një ankesë e paraqitur në Los Angeles, California, të enjten pretendon se një individ pa emër fotografoi, vogëlushin 14 muajsh Archie në shtëpinë e Sussexes gjatë bllokimit të coronavirus-it.

Çifti mbretëror kanë pretenduar se fotografitë ishin një cenim i privatësisë.

Padia nënvizon ligjet e privatësisë në Kaliforni.

Princi Harry dhe Meghan tani janë me qendër në Los Angeles, pasi u tërhoqën nga mbretëria në fund të muajit mars këtë vit.

Avokati i çiftit, Michael Kump, tha: “Çdo individi dhe anëtari të familjes në Kaliforni i garantohet me ligj e drejta e privatësisë në shtëpinë e tyre.

“Duka dhe Dukesha e Sussex janë duke e parashtruar këtë padi për të mbrojtur të drejtën e djalit të tyre për privatësi në shtëpinë e tyre pa ndërhyrje nga fotografët, dhe për të zbuluar e ndaluar ata që kërkojnë të përfitojnë nga këto veprime të paligjshme”.

Sipas padisë, duka dhe dukesha ndiqen vazhdimisht nga paparacët, të cilët i kanë ndjekur ata në shtëpinë e tyre në Los Angeles, duke fluturuar helikopterë sipër dhe duke prerë vrima në gardhet e tyre të sigurisë. /Insajderi.com