Meghan Markle prej 2 muajsh është zyrtarisht pjesë e familjes mbretërore dhe ajo tashmë duhet të përshtatet me ndryshimet në jetën e saj.
Deri tani Meghan duket në rrugën e duhur, për të qenë një Dukeshë e pëlqyer si kunata e saj, Kate.
Për Meghann këtë periudhe ka kuriozitet për të mësuar më shumë rreth saj. E thjesht, plot stil dhe elegancë, në çdo dalje publike, Meghan tërheq vëmendjen.
Përveç veshjes, që nga dasma që u shfaq pothuajse pa grim fare, tashmë Meghan është ikona e thjeshtësisë.
Madje nuk e dimë nëse ju kishte shkuar në mendje, por ka raste kur Meghan e bën vetë grimin. Të paktën, disa herë.
Dukesha e Sussext, ka pasur një javë shumë të ngarkuar pasi ka zhvilluar së bashku me Harryn, turin e parë në Irlandë. Sigurisht që Meghan në tur është shoqëruar nga grimerja personale, por në disa raste ajo ka preferuar ta bëjë vetë makeupn.