Meghan Markle e lumtur për të dashurën e re të babait

Meghan Markle e lumtur për të dashurën e re të babait

Meghan Markle tha se ishte ‘e lehtësuar’ për lajmin e të dashurës së re të babait Thomas dhe se shpreson që ajo ta ndalojë nga dhënia e intervistave që shpeshherë kanë dëmtuar imazhin e saj.
75-vjeçari raportohet se ka nisur të dalë me një amerikane nënë e dy fëmijëve pranë lagjes së tij Rosarito në Meksikë.
Burimet thanë që duka e dukesha e Sussex shpresojnë që kjo t’i japë fund ndërhyrjeve dhe kritikave të tij ndaj të bijës dhe burrit të saj.
Bëma e fundit e Thomas ishte me daljen e çiftit nga familja mbretërore, për të cilën ai tha se “kanë ofenduar mbretëreshën”.