Meghan Markle rrugës së princeshës Diana

Meghan Markle rrugës së princeshës Diana

Meghan Markle ka marrë tiparet e një princeshe të vërtetë, ndonëse titullin zyrtar e ka Dukesha e Sussexit!

Ajo jo vetëm që është përshtatur më së miri familjes mbretërore e rregullave, protokollit që i diktojnë mënyrën e jetesës pjesëtarëve të familjes, por edhe sillet sikur të kishte lindur në një pallat mbretëror. E sigurtë në vetvete, e dashur, e thjeshtë ajo i ka bërë të gjithë për vete.

Jo shumë kohë më parë ishte vetë Princ Harry ai që u shpreh se bashkëshortja e tij do të ishte mikeshë shumë e mirë me mamanë e tij të ndjerë ! E nëse bisedat e tyre do të ishin të vështira për t’u parashikuar, besojmë se moda dhe stili do të ishte një pikë e fortë që do të bashkonte Princeshë Dianën me Meghan Markle.

Në një kohë kaq të shkurtër dhe ekspertët e modës kanë grumbulluar të gjitha fotot dhe rastet ku dy princeshat janë veshur njësoj. Markle po ecën në gjurmët e princeshës ikonë që la gjurmë në industrinë e modës e jo vetëm.