Meghan Markle shmang temat kontraverse për të mos rrezikuar familjen e saj

Meghan Markle shmang temat kontraverse për të mos rrezikuar familjen e saj

Dukesha e Sussex ka thënë se ajo shmang temat shumë kontraverse nga frika që familja e saj do të rrezikohet në ndonjë mënyrë.

Duke folur në një samit virtual, Meghan tha se ajo në vend të kësaj zgjodhi të fliste për tema “më të drejtëpërdrejta ” si e drejta për të votuar “.

Ajo tha se nuk do të ndihej krenare si nënë nëse nuk do të përpiqej ta “bënte këtë botë më të mirë” për djalin e saj.

Duka dhe dukesha së fundmi u kërkuan votuesve amerikanë të “refuzojnë gjuhën e urrejtjes”.

Duka i Sussex bëri vërejtjet në një transmetim televiziv ku u paraqit së bashku me gruan e tij muajin e kaluar – paraqitja e tyre e parë në TV që kur ata pushuan së qeni anëtarë të Familjes Mbretërore në fillim të këtij viti.

Çifti gjithashtu nxiti qytetarët e SHBA të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit.

Një zëdhënës i Sussexes tha se komentet nuk i referoheshin ndonjë partie apo kandidati specifik politik, por ishin “një thirrje për mirësjellje”./Insajderi.com

Burimi: BBC News