Gjatë javës Insajderi ka raportuar për festën e vogël që Rita Ora organizoi në shtëpinë e saj, e së fundmi ajo u befasua nga ekipi i saj me një video ku shumë fytyra të famshme përfshirë Era Istrefin, Vjosa Osmanin dhe Erion Veliajn që i kishin dërguar mesazhe urimi për ditëlindje.
Në disa postime në llogarinë e saj në Instagram, Rita ishte shprehur e zhgënjyer që këtë vit si pasojë e pandemisë dhe rregullave kufizuese ajo nuk do të ketë mundësinë të festojë ditëlindjen e të 30 si çdo vit.
Por Daily Mail raporton se ajo megjithatë edhe këtë ditëlindje kishte organizuar një festë të madhe me 30 të ftuar, transmeton Insajderi.
Ajo u akuzua për thyerje rregullash pasi që këtë të shtunë organizoi një festë që shkonte kundër rregullave.
Pretendohet se këngëtarja kishte 30 miq në restorantin në Notting Hill, West London, për të shënuar rastin me grupin që festoi deri në orët e vona.
Qeveria britanike në ndërkohë ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e respektimit të kufizimeve, përpara bllokimit të dytë kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar që përfundon në 2 dhjetor.
Në fotografitë e siguruar nga gazeta “The Sun”, Cara dhe Poppy Delevingne si dhe Vas Morgan, dhe motra e Ritës, Elena, shihen në vendin e ngjarjes.
Gjatë natës, oficerët e policisë u panë jashtë në restorant, ndërsa vëzhgonin ngjarjen në dritare dhe u përpoqën të hapnin një derë metalike. /Insajderi.com