Mel C rrëfen për të kaluarën si pjesë e grupit Spice Girls

Mel C rrëfen për të kaluarën si pjesë e grupit Spice Girls

Në këtë kohë, vitin e kaluar, Mel C po kërcente rreth stadiumeve të futbollit në Angli, duke i rikthyer Spice Girls përsëri në jetë, përmes hiteve të tyre më të mëdha dhe veshjeve më të çmendura.

Pas rikthimit në skenë me Geri, Emma dhe Mel B në Wembley, ajo filloi një turne global të eventeve të Komunitetetit LGBTQ, Sink The Pink.

Sapo ajo përfundoi këtë turne, shkoi direkt në studio për të punuar në albumin e saj të tetë solo, dhe vazhdoi të punojë deri sa filloi izolimi, raporton BBC, shkruan Insajderi.

“2019 dhe 2020 ishin dy vite shumë të ndryshme për mua,” thotë ajo.

“Gjatë vitit 2019 unë po udhëtoja në të gjithë botën, po performoja në stadiume me Spice Girls, ndërsa tani unë po qëndroj gjatë gjithë kohës në  pizhama”.

Lufta e Mel C me depresionin dhe çrregullimet e të ngrënit është e njohur për publikun. Këto probleme filluan në kulmin e suksesit të Spice Girls. Grupi shiti 31 milion albume, publikoi nëntë këngë dhe ndryshoi stereotipin e shoqërisë lidhur me stabilitetin e grupeve me vajza.

Mel C ishte një prej këngëtareve më të fuqishme të grupit dhe një valltare shumë e mirë por u paragjykua shumë nga publiku. Ajo rrëfen se nuk e njihte personin që po portretizohej në media, gjë që i rriti presionin e saj lidhur me mungesën e vetëbesimit.

“Për shkak se unë e kisha këtë imazh prej “tomboy” dhe e doja futbollin, njerëzit krijuan idenë se jam e zhurmshme, kofliktuoze dhe e paqetë.

“Në të vërtetë, unë jam person i qetë dhe i butë. Kjo ishte e vështirë për mua për një kohë. E kuptova se ishte vërtet konfuze.”/Insajderi.com