Mel Gibson vjen si një babadimër trokë, i zemëruar dhe i dhunshëm

Mel Gibson vjen si një babadimër trokë, i zemëruar dhe i dhunshëm

Mel Gibson është një Santa Claus i thyer, alkoolist dhe i armatosur deri në dhëmbë në paraqitjen e shkurtër të filmit të tij të ardhshëm “Fatman”, njofton Insajderi.

Në këtë komedi të errët, “biznesi” i Chris Cringle po dështon, kështu që Santa hyn në një partneritet me ushtrinë amerikane për para shtesë.

Ndërkohë, Santa “bllokohet në një betejë vdekjeprurëse zgjuarsie kundër një vrasësi shumë të aftë (Walton Goggins), i punësuar nga një 12-vjeçar dinak që mori një copë qymyri në çorapet e tij, dhe tani kërkon që Santa të vdesë”.

Filmi është planifikuar të dalë në disa kinema më 13 nëntor të vitit 2020. /Insajderi.com

Burimi: EW