Rep-artistja, Melinda Ademi do të rikthet në muzikë pas një shkëputje që ka pasur pas vdekjes së nënës, shkruan Insajderi.
Në një postim në Instagram, ajo ka bërë të ditur se nesër do të lansohet kënga e re.
“Qa din ti” mban titullin projekti i cili do të lansohet rreth orë 18:00.
Melinda po ashtu pati rastin që të ndajë edhe disa imazhe të tjera nga xhirimet e klipit, ku duket e lumtur për finalizimin e spotit muzikor.
“Mëkatare” ndërkohë është projekti saj i fundit, që u prit mirë nga dëgjuesit e muzikës së saj./Insajderi.com