Vazhdon të mbetet një nga reperet më të komentuara në ShowBiz, jo vetëm për muzikën që bënë por edhe për vallëzimin ndonjëherë të shfrenuar.
MOS E HUMBISNI > Shikoni edhe intervistën ekskluzive me reperin serb, Aki Aki
Kësaj here reperja shqiptare, Melinda Ademi ka qenë në një klub nate ku ka dhënë një performancë ashtu siç vetëm ajo di.
E veshur shkurt dhe me çizme të gjata e të zeza, Ademi ka marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve derisa po këndonte disa nga hitet e saj radhazi.
Kanë qenë të pranishmit ata të cilët kanë ndarë disa sekuenca në storjet e tyre në “Instagram” e të cilat janë ri-publikuar nga vet rep artistja.
Duket që kënga “Çifteli” (një prej këngëve më të suksesshme të Melindës) di ta ndezë jo vetëm publikun por edhe vet reperen e cila nuk është ndalur duke e shkundur për asnjë moment.
Zhutat e ‘kallin’ studion e emisionit “Review” / Shikoni edhe intervistën ekskluzive me reperin serb, Aki Aki
23-vjeçarja nga Mitrovica ka më shumë se tre muaj që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri. Kënga e saj e fundit mbanë titullin “A po don pak” e që ka më shumë se 4-milionë shikime në YouTube.
/ © Insajderi /